Mbyllet shkolla, sapo filloi me punë/ Disa mësimdhënës e nxënës rezultuan pozitiv me COVID-19

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2020, 14:38

Nxënësit e shkollës "Mustafë Venhari" nga Vushtrria nga nesër mësimin do ta vazhdojnë "online", për shkak të disa rasteve me Covid-19 që janë paraqitur atje, ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri. “Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë: “Të nderuar qytetarë, nxënës, prindër e mësimdhënës! Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme.

Ishim dhe jemi të vetëdijshëm se jemi në kushte pandemie dhe mund të ndodhin të papritura, por kthimi i fëmijëve në shkollë nuk kishte dhe nuk ka alternativë përkundër sfidave. Bazuar në Protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distancë dhe online. Me qëllim të ruajtjes së shëdetit të fëmijëve dhe gjithë qytetarëve, nga nesër, ditë e hënë, nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë. Task Forca Komunale, Shtabi Emergjent dhe MSH, MASHT e IKSHPK do të përcjellin situatën dhe në kohë do të marrin vendim për rikthim në shkollë varësisht nga situata epidemiologjike. Si TASK Forcë komunale kemi vizituar shkollat vazhdimisht. Jo vetëm me qëlllim të monitorimit por edhe për mbështetje të shkollave.

Më datën 14 shtator, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pas çertifikimit të shkollave nga inspektorati i arsimit, ka filluar mësimi për klasat parafillore, nivelin fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta. Bazuar në këtë, komuna jonë për fillimin e vitit shkollor 2020/2021, u përcaktua që mësimi të fillojë sipas skenarit “A” që do të thotë të gjithë nxënësit që duhet fillonin mësimin më 14 shtator çdo ditë të vijojnë mësimin në shkollë. Për ti mbajtur fëmijët në shkollë na duhet bashkëpunimi i prindërve, të përcillen me kujdes fëmijët e prindërit, nëse kanë çfardo shenje të lajmërojnë mësuesen e shkollën dhe të qëndrojnë në shtëpi që të ruajmë fëmijët tjerë. Bashkë do të ja dalim!”, ka shkruar Tahiri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit