Të gjithë e dimë se doktorët janë destinuar që të shpëtojnë jetën e njërëzve, por kjo ndodh vetëm jashtë shtetit. Në vendin tonë, mjekët të marrin jetën, dhe këtë na e tregon më së miri rasti i tmerrshëm i një nëne të dy fëmijëve të mitur. Dy persona, pjesë e personelit mjekësor në një klinikë private në Korçë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e policisë. Kjo për shkak se atyre iu ka vdekur në duar pacientja Xhensila Duka, ku në njoftim thuhet se nuk janë zbatuar protokollet e mjekimit.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka ndërruar jetën në këtë klinikë. Një dëshmi që ka mbërritur në redaksinë e JOQ thotë se nëna mbeti në anestezi në klinikën private.
Dëshmia: