Edin Dzeko do lërë Romën dhe do të jetë një lojtar i Juventusit në sezonin e ri. Momentalisht ka mbetur për t'u hedhur vetëm firma mbi kontratë, pasi marrëveshja është arritur. Roma do e zëvendësojë boshnjakun me sulmuesin polak, Arkadiush Milik, i cili vjen nga skuadra e Napolit. Ditën e djeshme Roma zhvilloi ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Veronës e cila u mbyll 0-0.
Trajneri i Romës, Fonseka, edhe pse e kishte të grumbulluar Dzekon, preferoi të mos e aktivizonte për asnjë minutë. Megjithatë asgjë nuk përfundoi me mos aktivizimin e sulmuesit. Fonseka gjithashtu e nxori atë në nxehmje për të qenë gati për t’u aktivizuar, por më pas nuk e futi në lojë, ndonëse nevoja për një sulmues ishte e madhe dje, pasi nuk arritën të gjenin dot golin, pavarësisht rasteve të shumta.