Elena Pici ka marrë postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar në detyrë Plarent Ndrecën. Por, Elena Pici nuk është një personazh i panjohur për publikun shqiptar. Ajo është vajza shoqëruese në klipin e këngëtarit Alban Skënderaj. “Mirëmëngjes”, është një ndër këngët më të njohura të këngëtarit Skënderaj dhe Elena shfaqet në klip në rolin e kamerieres. Elena Pici ka studiuar në universitetin “Epoka”, ndërsa ka ndjekur studimet pas universitare jashtë vendit.
Ndërkohë të dhëna të reja janë bërë publike nga Koalicioni për Shqipërinë. Mësohet se Elena Pici ndodhet në atë post për shkak se është pjesë e administrimit zgjedhor të Soros, pasi është produkt i Soros madje atij të Budapestit.