“Dashuria” e Dritan Agollit me Shkëlqim Fushën nuk njeh limit, 8 miliard lekë për shëtitoren e Vlorës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.09.2020, 22:14

Shkëlqim Fusha është padyshim njëri ndër persona më të “bekuar” përsa i përket marrjes së tenderave publikë në Shqipëri. Madje bekimi duket se i vjen në doza të mëdha, pasi vetëm në 7 vitet e fundit të pushtetit të Rilindjes rezulton se ka përfituar tendera në vlerë rreth 101 milionë euro. Po, po, e lexuat mirë. Madje nuk ka asnjë gabim, janë plot 101 milion euro të përfituara! Shanset janë që në gjithë jetën tuaj të mos bëni bashkë kurrë as 100 mijë euro, kurse kompania në fjalë ka marrë gati një mijë herë më tepër në vetëm 7 vjet!

Njëri ndër personat që ka kontribuar në shtimin e kësaj shifre është edhe vetë Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Ky i fundit nëpërmjet institucionit që drejton ka organizuar një tender me objekt “Rivitalizimi i zonave me potencial të lartë turistik në Rajonin 4 – Për rigjenerimin urban të shëtitores bregdetare qëndore dhe ballinës ujore të Vlorës”. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-67386-07-29-2020.

Në të kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat fituese është shpallur firma “Fusha” sh.p.k. në pronësi të Shkëlqim Fushës. Por nëse vërejmë vlerat e ofruara nga kompanitë e tjera të skualifikuara, bie në sy oferta e njërës prej tyre e cila është rreth 1 miliardë lekë të vjetra më pak! E kuptoni? Në rastin më të mirë, kompania fituese do të fusë në xhepat e saj rreth 1 miliardë lekë të vjetra!

Sigurisht kompania që ka ofruar këtë vlerë më të ulët është skualifikuar siç ndodh rëndom në raste të tilla. Me sa duket drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli dhe Shkëlqim Fusha, kanë bashkëpunuar më së miri mes tyre për të futur në xhep të paktën 1 miliardë lekë të vjetra pa u lodhur fare!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit