Tensionet në Mesdheun Lindor/ Merkel ndërhyn përsëri, komunikon me Erdogan

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.09.2020, 01:58

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar sërish me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë. Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor. Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre, por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e Mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.

Gjermania po përpiqet të ndërmjetësojë në lidhje me zbutjen e tensioneve mes palëve. Zëdhënës nga Presidenca turke deklaruan se Erdogan i tha Merkel se mosmarrëveshja "mund të zgjidhet përmes negociatave, me kusht që të mbizotërojë një qasje konstruktive, bazuar në drejtësi".

Erdogan nënvizoi se do të vazhdojë të zbatojë një politikë vendimtare dhe aktive në lidhje me të drejtat e Turqisë. Ndërsa kjo e fundit thotë se BE po mbështet padrejtësisht Greqinë në një mosmarrëveshje detare që shtrihet me dekada, por që fitoi një rëndësi të shtuar me zbulimin e depozitave të mëdha të gazit natyror në vitet e fundit.

Burimi:aljazeera.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit