JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prej një viti jetojnë çadër, familja nga Belshi apelon për ndihmë nga shqiptarët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/09/2020 0:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Viti i shkuar rezultoi problematik për shumë familje, duke filluar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe më pas ai i 26 nëntorit, ku përveç humbjeve të jetëvë në njerëz, pati edhe dëme të mëdha materiale. Një problem të tillë ka hasur edhe familja e Fatmir Kullollit nga fshati Kajan i Belshit. Ata shprehen se edhe një dhomë që patën, iu dëmtua nga tërmeti i shtatorit ndërsa tashmë po jetojnë në çadër. Ndërkohë jetesa aty është ekstremisht e vështirë për shkak të temperaturave të larta.

Gjithashtu problemi tjetër që shtrohet është edhe fakti se po afron dimri dhe ata nuk kanë një strehë të përshtatshme ku të fusin kokën. Ata shprehen se nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të shtrijnë dorën ndaj shqiptarëve, pasi shteti i ka lënë në harresë prej gati një viti. Më poshtë po japim numrin e telefonit dhe llogarinë bankare për të gjithë ata shqiptarë që do vënë dorën në zemër me aq mundësi sa kanë.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë JOQ Albania:

Prsh Ju drejtohem juve per ndihme se nuk po gjej dot zgjidhje. Jemi familja kullolli nga fshati kajan te belshit dhe po jetojme ne cader qe nga 21 shtatori i vitit te kaluar..ju lutem kush mundet te na ndihmoj qe te kemi nje streh normale si te gjithe. Familja fatmir kullollit po ju kerkoj ndihme,un qe po shkruaj jam bashkeshortja e fatmirit blerina kullolli.?? Kete dhome kam pasur, dhe nuk jetojme me se eshte e demtuar por rrime ne cader Atje bene shume vape. Ju kam lene numre telefoni,dhe numr llogarie bankare,ju lutem vini dore ne zemer se po vjen dimri. Familja kullolli 0683025408