Në një video të dërguar në redaksinë e JOQ Albania shihet se si një person me sirenën e makinës tmerron një punonjës të higjienës komunale. Ky i fundit e pëson rëndë duke e goditur me kokë kamionin që mbledhë mbeturina.
Qytetari që na e ka dërguar videon me të drejtë shtron pyetjen se kush duhet të merret me këtë soj të njerëzve paedukatë. “Pershendetje. A mundeni mi postu kete video. A mundet dikush me me trregu a mundem mi denoncu kete rast diku? A mirret dikush me kete ceshtje? Me keta njerz te pa edukat.”