Mbrëmje fantastike për Myrto Uzunin në Champions League. Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 ndaj Dinamo Zagrebit. Pas autogolit të pafat me dorë, në minutën e 23-të, djaloshi shqiptar, ka “shlyer” gjithçka, teksa në minutën e 65-të, ka tundur rrugën e rrjetës, pas një shpërthimi fantastik nga mesfusha, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën hungareze të Ferencvaroshit. Goli i tij vulosi sfidën dhe i dha kualifikimin më tej ekipit hungarez. Në momentin e golit, Uzuni nuk ka nguruar të festojë me shqiponjë, duke bashkuar duart. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.