Pamje si një person i maskuar sjell dosje nga Gjykata Speciale në zyren e OVL-UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2020, 19:22

Një person i panjohur tashmë për herë të dytë ka sjell pako me mijëra dosje në zyrat e OVL-UÇK-së. I pari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në deklaratën e tij të fundit e ka konfirmuar informacionin. Në një paraqitje para mediave kosovare veteranët e luftës kanë publikuar një video ku shihet një person teksa futet qetë me pako në dorë, i le dokumentet dhe largohet. Nuk ka informacion se kush mund të jetë personi. Kujtojmë se javën e kaluar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales.

“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person , jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitarëve pa emër, por me shifra”, tha Gucati. “E kemi quajtur rrufeja dy për shkak se ik si rrufeja, por s’kemi arrit me e zënë me e dit kush është. Dy kolegë tanë thuajse veç se kanë kap me dit kush është zotëria, por ka ik. Ne që kemi deklaruar edhe më herët, edhe para 10 ditëve se Specialja bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë Serbe, Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte.Dy-tri fletë që i kam këtu janë në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, pra që kanë bashëpunu prokurorët serb, një nga ta është zv/prokurori i Gjykatës së Serbisë. Që ka formu dosje e argumente kinse shqiptarët kanë kryer krime”, shtoi ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit