U la në jetimore kur ishte një vjeç, i riu bën apelin rrëqethës: Dua të gjej nënën time biologjike!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.09.2020, 18:34

Të kesh një familje është një e drejtë e cila shumë fëmijë kanë nevojë. Në Shqipëri shumë fëmijë kohët e fundit lihen në jetimore edhe pse kanë një nënë. Por prind nuk quhet vetëm ai që të lind, por edhe ai që të rrit. Mikel Shahipin e ka lënë nëna që në moshën 1 vjeçare tek një jetimore në kryeqytet. Më pas djaloshi është adoptuar nga dy prindër të tjerë. Por edhe pse i rrethuar nga dashuria, përkushtimi dhe përkujdesja, ai sot kërkon ndihmën tonë. Mikeli është kureshtar për nënën e tij, ta shohë qoftë vetëm një herë. Në një mesazh që ka mbërritur në redaksinë e JOQ ai ka lënë edhe adresën e Facebookut për ata që shohin nënën e tij që më pas ta kontaktojnë.

Mikeli shkruan:

Historia ime është kjo:Në moshën 1 vjeçare më ka lënë nëna tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. Aty jam adoptuar nga 2 prindër të tjerë (prinderit aktual ), me kalimin e viteve nga persona që më rrethonin gjithashtu dhe nga prinderit që më rritën mësova që jam i adoptuar, e dita-ditës nuk më la kureshtja për të mësuar kush është nëna ime biologjike dhe dua të bëj pubik kaq info sa kam për të, ndoshta ndonjë ndjekes i faqes e njeh. Nëna quhet Kumurie Stafa (mbiemri i vajzerise ) dhe vendbanimi i atërhershëm (Tiranë). Kjo ka ndodhur në vitin 1995 nese dikush e njeh këtë person të më kontaktojë nëpermjet jush ose në facebookun tim “Mikel Shahipi”. Flm nese e postoni!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit