Marash Kumbulla është gati për hapin gjigant në karrierën e tij. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do luajë te Roma sezonin tjetër. Pasditen e sotme, ai ka zbarkuar në kryeqytetin italian ku do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do firmosë kontratën e re. Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Kumbulla do kalojë te Roma si huazim me detyrim blerje për 30 milionë. Shqiptari ka zbarkuar në Fiumicino dhe do të shkojë në “Villa Stuart” për vizitat e tij mjekësore.
Gazetarë të shumtë që ishin të pranishëm kërkuan që t’i merrnin pak fjalë për skuadrën e re që do të përfaqësojë, por pa ia dalë dot. Sipas mediave ai do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me klubin kryeqytetas, me pagë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. Kumbulla ka zhvilluar 28 ndeshje ndeshje me Hellas Veronën , prej që kur kaloi para dy sezonesh në ekipin e parë.
💣 #Roma, #Kumbulla arrivato in città: ora direzione Villa Stuart per le visite mediche
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) September 16, 2020
📽 @dariomarchetti7 pic.twitter.com/wBGDnOntqw