Nga Maradona te Ronaldinho/ Njihuni me futbollistët e super paguar që përfunduan të varfër

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16.09.2020, 17:34

Shumë yje futbolli nuk kanë ditur t'i menaxhojnë si duhet të ardhurat stratosferike që kanë fituar gjatë karrierës së tyre nga ky sport. Edhe pse kanë pasur talent në futboll, aftësia në menaxhimin e financave ka lënë për të dëshiruar. Disa prej tyre, edhe pse kanë qenë të super paguar, sot kanë përfunduar trokë. Së fundmi, prestigjozja britanike "The Sun", ka përpiluar një listë me disa futbollistët e njohur, të cilët i shpenzuan milionat e tyre në alkool, bixhoz, luks të tepruar, investime të dështuara dhe gjëra të tjera. Sot ata janë të varfër dhe bëjnë një jetë normale. Ja lista e plotë:

Ronaldinho

Legjenda braziliane. Ndoshta një nga më të mirët në historinë e futbollit, sot ka mbetur me pesë euro në llogarinë e tij bankare, ndërkohë që ka borxhe në vlerë prej afro dy milionë euro.

Maradona

Ai ishte quajtur lojtari i shekullit nga FIFA, dy herë e theu rekordin botëror të transferimeve, mirëpo në vitin 2009 falimentoi. Autoritetet tatimore të Italisë i kërkuan që të paguante tatim prej 46 milionë eurosh për periudhën që kishte luajtur te Napoli. Sot ai bën një jetë të thjeshtë në Argjentinë.

David James

Edhe pse kishte fituar pasuri prej 22 milionë eurosh gjatë karrierës së tij, ish-portieri i Anglisë, David James, falimentoi në vitin 2014. Krahas karrierës së suksesshme me klube, si Liverpool dhe Manchester City, James ka qenë edhe model për Armanin dhe ka qenë poseduar prona të shumta. Megjithatë, shkurorëzimi i kushtueshëm në vitin 2005 e shtyri atë në borxhe të shumta duke e detyruar që t’i shiste pronat e tij dhe në fund falimentoi.

John Arne Riise

Dy vjet pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, mbrojtësi falimentoi. Norvegjezi ishte vetëm 26 vjeçar kur përfitonte rreth 55.000 euro në javë në Anfield. Mirëpo, një borxh i papaguar prej 110.000 eurosh, bëri që të nisej një hetim, me ç’rast Riise i humbi 3.3 milionë euro.

Keith Gillespie

Një tjetër i varur nga bixhozi, produkti i Manchester Unitedit humbi më shumë se nëntë milionë euro pasuri. Ish-mesfushori i Newcastle United e shpalli falimentimin në vitin 2010 kur ishte 35 vjeçar. Ai ka treguar se krahas bixhozit, kishte shpenzuar edhe në prona dhe në skema filmike.

Paul Merson

Bixhozi, alkooli dhe drogat, bënë që legjenda e Arsenalit të humbte pasurinë prej nëntë milionë eruosh. Megjithatë, ish-mesfushori është rikuperuar dhe punon si analist i Sky Sports duke përfituar mjaftueshëm.

Eric Djemba-Djemba

Pasi kishte luajtur me Cristiano Ronaldon e Ryan Giggsin te Manchester Unitedi, Djemba-Djemba e deklaroi falimentimin katër vite pas transferimit te Aston Villa. Mesfushori kamerunas kaloi kohë në St Mirren dhe në Superligën e Indisë për t’i rikthuer fondet, ndërsa në fund luante në ligën e katërt të Zvicrës derisa u pensionua.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit