JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Alarmi/ Të infektuarit me Covid-19 po shkojnë në punë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16/09/2020 16:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarëve është rritur ndjeshëm dhe shifra e të shtruarëve në spitale është shqetësuese. Së fundmi një problem, i cili mund të quhet alarmant është se të infektuarit me koronavirus po shkojnë në punë. Siç raporton edhe gazetashqip, kjo shkaktohet nga frika se qytetarët mund të humbin punën. Por sipas një vërtetimi kjo frikë nuk duhet të ekzistojë fare, pasi njësia vendore e operatorit të kujdesit shëndetësor detyron punëdhënësin të paguajë punonjësin.

E njëjta gjë funksionon edhe për ata që punojnë në kompani private. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë mbi 2 mijë persona aktiv pozitiv me Covid, ndërsa sipas përllogaritjeve çdo ditë në Tiranë 500 personave u kërkohet karantinë, pasi rezultojnë të infektuar me koronavirus ose janë raste kontakti.