Konflikt pronësie brenda familjes/ Kunati vrau nusen e të vëllait në sy të fëmijës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.09.2020, 16:32

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bathore të Kamzës, në të cilën ka mbetur e vrarë Jetmira Hasani. 34-vjeçarja u qëllua dy herë me çifte në sy të fëmijës së saj nga ish-kunati i vet, Agron Tanushi. Jetmira ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe marrëdhënia me kunetërit ishte ftohur prej kohësh. Sipas hetimeve krimi ndodhi për konflikte pronësie. Ish-punëtorja e fasonerisë, këmbëngulte që të rrinte në derën ku ishte futur nuse dhe po rriste vajzën e saj. Nga ana tjetër, Agroni ishte një 31-vjeçar i papunë dhe i martuar.

E gjithë familja ishtë me origjinë nga Kuksi dhe për katër vite nuk vendosën paqe mes tyre. Konfliktet e shumta detyruan 34-vjeçaren të kërkonte urdhër mbrojtjeje i cili iu vendos në 15 korrik të këtij viti. Vetëm dy muaj më pas, mbrëmjen e djeshme ndodhi tragjedia. Jetmira Hasani nxorri rrobat në rrugë për tu larguar. Policia i shkoi në ndihmë por gruaja nuk u tërhoq nga vendimi i saj për të ikur.

Më pas Agron Tanushi e qëlloi ish-kunatën duke e lënë të vdekur para portës së shtëpisë sapo policia kishte ikur. Pas 14-orë ndjekje, uniformat blu arrestuan Tanushin, ai ishte larguar menjëherë pas krimit dhe në vendin e ngjarjes kishte lënë armën. Arrestimi i tij u bë në Lushnjë, ku kishte vajtur te e motra për tu fshehur. Nga ana tjetër policia është në mbrojtje të anëtarëve të familjes së tij, pasi mund të ndodhë një hakmarrje nga ana e familjarëve të viktimës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit