Pushteti nuk i realizon zotimet/ Rajonet shqiptare përballen me problemin e ujit të pijshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2020, 15:00

Vendbanimet shqiptare vazhdojnë të kenë probleme me ujë të pijshëm. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar sot në lidhje me problemin me ujin e pijshëm në Luboten të Shkupit. "Duke qenë në ditët e fundit të verës, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – dega Butel është sot këtu ta njoftojë opinionin, por edhe të reagojë, për një dukuri që edhe pse nuk është e vjetër, vazhdon të jetë dëshpëruese. Në kohën kur gjithë bota është ngritur në këmbë për ta ngritur nivelin e pastërtisë, fshati Luboten i Komunës së Butelit tashmë dy muaj nuk ka ujë në çezmat e veta".

Sipas tyre, ky nuk është lajm i ri, por është një dhimbje të vjetër, që vazhdon të mbetet aktuale për vite të tëra. Madje, thonë ata, përkundër premtimeve të kryetarit të Qytetit të Shkupit, z. Shilegov, dhe kryetarit të Komunës së Butelit, Smileskit, zotime këto që ishin dhënë edhe me shkrim, sot në Luboten vazhdon të mos ketë ujë të pijshëm nëpër amvisëritë e fshatit.

"Dhe, duke reaguar dhe duke kërkuar që ky problem të zgjidhet pa premtime, por konkretisht sot dhe pa mashtrime, ne i pyesim këta zotërinj se me çfarë morali do të paraqiten vitin e ardhshëm në Luboten? Si do të kërkojnë votë përsëri kur ata sot në Luboten llogariten si mashtrues? Me këtë rast nuk mund të mos kërkojmë edhe nga Bashkësia Lokale e f. Luboten që të deklarohet se ka qenë e lajthitur nga këta njerëz dhe të bashkohet në betejën tonë për ujë të pijshëm në Luboten. Uji nuk ka ngjyra politike dhe ne do të jemi në shërbim të lubotenasve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë nevojë për ujë. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët AlternAtivA – dega Butel do të vazhdojë ta ndjekë këtë problem dhe të reagojë në institucionet ku është e përfaqësuar, ndërsa vitin tjetër të premtojë zgjidhje reale e pa pompozitet të këtij problemi. Për neve uji nuk duhet të këmbehet me votë. Ne e kemi detyrim që qytetarëve t’u mundësojmë kushte optimale për jetë pavarësisht përcaktimit të tyre politik dhe përkatësisë së tyre etnike a religjioze", thuhet në reagimin e tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit