Futbollisti i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj ka përfunduar në telashe të mëdha. Mesfushori kuqezi, duhet të qëndronte në karantinë.
Kjo pasi pak kohë më parë kishte qenë nën shoqërinë e dy miqve, që më vonë njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus dhe të 3 ishin të detyruar të qëndronin në karantinë.
Sipas mediave italiane, mesfushori shqiptar është ndalur nga policia të enjten e kaluar jashtë një lokali, ku kishte thyer karantinën.
Kjo nuk është falur, teksa mesfushori është gjobitur menjëherë për shkeljen dhe thyerjen e karantinës.
Megjithatë në lidhje me këtë, nuk ka pasur ende një reagim nga Bresha, duke shpjeguar se nuk janë në dijeni të lajmeve që janë përhapur.