JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Kosova është Serbi”, tifozët qipriotë presin ekipin serb me thirrje politike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/09/2020 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Crvena Zvezda ka zbarkuar në Qipro pasi nesër do ndeshet me Omonia Nikosia në kuadër të turit të tretë të Europa League.

Klubi serb është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës.

Ekipi serb është pritur me fishekzjarrë dhe këngë, ku nuk ka munguar edhe një mesazh: Kosova është Serbi.

Kujtojmë që Qipro është një prej të pakta shteteve nga Bashkimi Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës ndaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe.