SONDAZHI/ 86 % e votuesve: Edi Rama nuk po e lufton krímín!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.09.2020, 23:35

Pasditen e djeshme Tirana u trondit nga një shpërthim tek ish-stacioni i fundit i "Tiranës së Re" duke shkaktuar frikë tek banorët e zonës. Siç u mësua, shënjestër ishte Preng Gjini, ndaj të cilit u krye tentqtivë eleminimi fizik, pasi prej vitesh ekziston një konflikt mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni. Gjini ka arritur të mbijetojë mrekullisht ndaj atentatit, ndërsa u transportua në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarje të tilla ngjallin ankth tek qytetarët. Ankth, i cili përmbledh më së miri frikën ndaj të panjohurës dhe të ardhmes që të pret. E themi këtë pasi jeta në Shqipëri është bërë e pasigurt; krímí i organizuar ka krijuar një strukturë mjaft të fortë dhe nuk kursen as jetë qytetarësh të pafajshëm. Përveç shënjestrës, mbrëmjen e djeshme u lënduan edhe dy persona të tjerë, njëri nga të cilët ishte shtetas italian. Edhe sa do të duhet të jetojmë dhe të ecim me frikë në rrugë? A do të ketë ndonjëherë fund ky makth për shqiptarët? Natyrisht përgjegjësinë më të madhe në këtë mes e ka shteti, i cili duhet të bëjë më shumë në goditjen e strukturave dhe agjenturave krímínale.

Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:

Tirana u kthye sot si Plaermo e viteve '80, ku kalimtarë të pafajshëm përfunduan në spital. A po e lufton krímín Edi Rama?

Nga votimi i shqiptarëve rezulton se 14% prej tyre mendojnë se Rama po e lufton krímín në vend, ndërsa pjesa dërrmuese prej 86% mendon të kundërtën, pra që qeveria Rama nuk po e lufton atë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit