Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Tiranë ku automjeti i shtetasit Preng Gjini shpërtheu papritur si shkak i një sasie lënde plasëse që i ishte vendosur në pjesën e përparme. Deri më tani autoritetet kanë shoqëruar 6 persona nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni për ngjarjen e mbrëmshme. Bëhet me dije gjithashtu se Prokuroria ka marrë tabulatet telefonike nga 4 antenat pranë vendngjarjes, me qëllim identifikimin e autorit që ka bërë shpërthimin e telekomanduar.