Gjatë takimit të mbrëmshëm të kryeministrit Rama me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ndër të tjera ra në sy edhe menuja e darkës. Darka u shtrua në Athinë, por një detaj tërhoqi vëmendjen, pasi në menu ishte përfshirë peshk nga deti Jon, det i cili edhe i kishte mbledhur për të diskutuar në lidhje me kufijtë e ujërave territorialë. Si pjatë e parë, darka u nis me meze të lehta dhe me prodhime deti, ndërsa pjata e dytë u shoqërua me Dental nga deti Jon me salcë vere, rozmarinë dhe borzilok. Për ëmbëlsirë u shërbye Sorbeto dhe Mous çokollate.
Pala greke përfaqësohej nga Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias dhe vetë kryeministri Mitsotakis. Ndërkohë mësohet se gjatë diskutimeve është prekur edhe çështja e konfliktit në Mesdhe mes Turqisë dhe Greqisë.