Pasi i vëllai ndërroi jetë, Preng Gjini bënte një jetë me profil të ulët. Ai i frikësohej një ngjarje të mundshme si ajo e djeshmja, teksa e shoqja dhe të bijat jetojnë në SHBA. Kryente lëvizje të pakta në kryeqytet dhe sjoqërohej nga kushëriri i tij, i cili banonte pranë vendngjarjes së aksidentit. Automjetit që iu vu sasia e mjetit plasës, është në pronësi të këtij të fundit. Autorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51-vjeçari. Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.