JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Veprimi joetik i Di Marias
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/09/2020 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshja e fundjavës që shkoi mes Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille, që u mbyll me rezultatin 0-1, u shoqërua edhe me incidente. Me këtë rast, gjyqtari përjashtoi nga fusha pesë lojtarë, mes tyre edhe Neymarin, pasi braziliani e kishte shfrytëzuar rrëmujën për ta goditur prapa koke Alvaro Gonzalezin, me të cilin kishte pasur fërkime gjatë gjithë ndeshjes. Mirëpo, mbrojtësi spanjoll duket të ketë qenë ‘viktimë’ edhe e Angel Di Marias dhe këtë e kanë treguar pamjet e reja që janë publikuar në mediat sportive. Në një publikim nga "Telefoot", anësori argjentinas shihet duke e pështyrë Alvaron. Kështu, edhe ai mund të pezullohet për disa ndeshje, në rast se Federata Franceze dhe Ligue 1 nisin hetim për rastin në fjalë.