Është bërë me dije se Preng Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, ishte shënjestër e një ngjarje që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme. Ai ka shpëtuar për mrekulli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makinës së tij i vendosën mjet plasës të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës, në rrotën nën sediljen e pasagjerit. Mendohet se shpërthimi është kontrolluar me telekomandë në distancë. Dy makina të tjera përreth kanë marrë dëmtime, teksa të plagosur kanë mbetur dy kalimtarë. 45-vjeçari italian Silvano Barbadoni dhe një 14-vjeçar. Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore. Shpërthimi i makinës solli kaos në rrugët e Tiranës, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar.