JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ngjarjet e së martës, Lleshi: Jemi të tronditur, por nuk ka panik
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/09/2020 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I ftuar në emisionin "Open" ministri Lleshi e ka cilësuar si një ditë të rëndë të martën e sotme, pasi u shënuan dy 'eliminime' dhe një i mbetur në tentativë. E para ishte ajo e një 33-vjeari në Rrogozhinë, e dyta ndodhi në Bathore ku një 31-vjeçar 'hoqi qafe' kunatën e tij, ndërsa e treta ishte pikërisht në Tiranë ndaj Preng Gjinit, i cili u plagos dhe po lufton për jetën.

Lleshi tha:

Është për të ardhur keq që kemi një ngjarje të tillë. Është ditë e rëndë. Kemi 3 vr*sje. Por është një ditë që na trondit, na shqetëson, na vë në lëvizje, por nuk na sposton në panik. Pavarësisht se është diçka aspak e zakontë. Nuk kam më shumë informacione rreth ngjarjes prandaj nuk mund të jap përgjigje teknike, sepse e kam parimisht jashtë funksionit tim. Di vetëm ato që janë publike. Janë disa ngjarje të pazbardhura.