Një tjetër kalimtar është plagosur nga ngjarja e ndodhur tek zona e ish stacionit të fundit të Tiranës së Re. Mësohet se një i mitur 14- vjeçar ka mbërritur në spitalin e Traumës, kurse më parë ishte një italian që mbeti i plagosur. Nga ana tjetër "shënjestra", Preng Gjini është i plagosur rëndë dhe po operohet. Kështu, bilanci i të plagosurve ka shkuar në tre. Ka dyshime të forta se ngjarja e ditës së sotme ka lidhje me një seri ngjarjesh mes dy fiseve. Megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë.