JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Preng Gjini ka humbur dy gjymtyrët, identifikohet italiani i plagosur
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/09/2020 20:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Preng Gjini është shënjestra e ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku makinës me të cilën ai po udhëtonte iu vendos lëndë plasëse.

Së fundmi mësohet nga spitali i Traumës se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

Gazetashqip raporton se Gjini ka humbur dy gjymtyrët, ndërsa për shtetasin italian, i cili mbeti i plagosur rastësisht bëhet me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën . Italiani është identifikuar si Silvano Barbadoni dhe ishte në ure kur ndodhi ngjarja.