Një "boom" i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë urës tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re.
Mësohet se është vendosur lëndë plasëse në makinën e Preng Gjinit, vëllait të Tonin Gjinit, i cili u "eliminua" vitin e shkuar në Rrëshen.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Bëhet me dije se ai ka qenë edhe efektiv pranë Gardës së Republikës.