Javën e kaluar me punë kanë nisur me punë çerdhet për fëmijë. Ndërkaq, sot është regjistruar rasti i parë në çerdhen "13 nëntori" në Komunën Qendër- Shkup. Mediat në Maqedoni raportojnë se fëmija ka qenë në çerdhe vetëm ditën e parë të hapjes dhe ka qëndruar në objekt afro një orë.
Nga çerdhja bëjnë me dije se fëmija nuk është sjell më në përkujdesjen e personelit, sepse ishin njoftuar nga prindërit se nuk ndjehej mirë. Pas testimeve edhe prindërit e fëmiut kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sipas protokolleve shëndetësore, fëmijët e tjerë nga çerdhja dhe punonjësit janë vetizoluar.