JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I papërsëritshmi, Adem Mikullovci/ Dha shfaqje para familjes dhe ndërroi jetë në krahët e bashkëshortes
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15/09/2020 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është varrosur sot në Prishtinë aktori i njohur dhe ish deputeti Adem Mikullovci. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare. Shkaku i pandemisë numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël. Bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullovci, ka pohuar se mbrëmë në banesën e tij, Adem Mikullovci para së të ndërroj jetë ka luajtur një shfaqje. “Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supe tima dhe ka vdekur”, tha ajo.

Zonja Mikullovci gjithashtu ka njoftuar se nuk do të mbahet e pame në familjen Mikullovcki, për shkak të pandemisë. Në vitin 1990 Adem Mikullovci ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut. Ai riaktivizoi veprimin politik edhe më 2017 kur iu bashkua Vetëvendosjes, kur edhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.