Disa orë pas shpërthimit të papritur në Tiranë, është bërë i mundur largimi i makinës së Preng Gjinit nga vendngjarja. 51-vjeçari Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i një lënde plasëse në makinën e tij. Në një video të publikuar nga BW shihet momenti kur mjeti “Benz” A Class transportohet me karrotrec. Makina është dëmtuar më shumë në pjesën e përparme, aty ku edhe ishte vendosur lënda plasëse. Duket se autorët e kanë pasur të qartë objektivin dhe përforcohen akoma më shumë dyshimet për hakmarrje.