Stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po ndodhin në Bjellorusi këtë muaj midis forcave ruse dhe bjelloruse, janë për qëllime kundër terrorizmit dhe nuk drejtohen kundër vendeve të tjera, sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Stërvitjet ushtarake të "vëllazërisë sllave" filluan të martën, tha ministria dhe do të zgjasin deri në 25 shtator. Stërvitjet po zhvillohen në rajonin e Brest pranë kufirit të Bjellorusisë me Poloninë dhe po ndodhin mes protestave masive në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara në 9 gusht. Presidenti rus e njeh Lukashenko-n si udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë, por për pesë javë me radhë të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar në kryeqytetin Minsk, pasi pretendohet se zgjedhjet e muajit të kaluar u manipuluan. Putin thotë se ai ka një forcë policore ruse gati për të ndërhyrë nëse protestat dalin jashtë kontrollit, ndërsa përsëriti rëndësinë e bashkëpunimit të mbrojtjes me Bjellorusinë.
Burimi: Reuters.com|PërktheudhePërshtati: JOQ Albania