Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit dhe Sporteve e ëmëruar nga Rama pas shkarkimit të Besa Shahinit, ka dhënë një mesazh falënderimi për detyrën e re. Ajo ka deklaruar se do bëjë gjithçka të nderojë Ramën dhe PS. Por rikujtojmë se studiuesi i njohur Vladimir Kola publikoi një artikull ku fakton se ministrija e Arsimit ka botuar një artikull shkencor me 70% plagjiaturë. Kola shkruan se nga kontrolli i tij në internet rezulton se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.