Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është zyrtarizuar si lojtar i Lazios. Bomberi shqiptar u transferua nga Fenerbahçe te italianët për 18 milionë euro.
26-vjeçar ka kryer të hënën kontrollet mjekësore për t’u bashkuar më pas me ekipin.
Vedat Muriqi në të kaluarën është aktivizuar në Supërligën e Shqipërisë me Teutën dhe Besën përpara se të shkonte në Turqi ku sezonin e fundit shpërtheu me Fenerbahcen.
Shitja e tij ka bërë bujë në gjithë europën. Madje faqja e njohur e futbollit, Transfermarket, e ka reshtuar atë në listën e blerjeve më të shtrenjta të kësaj merkatoje në Turqi.