Së shpejti presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Kosovën. Ende nuk ka ndonjë datë, por kështu është prononcuar Grenell. “Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.
Më 4 shtator në Uashington u nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, në prezencë të presidentit Trump, ku u përfshi edhe njohja e Izraelit për Kosovën. “Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi. Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”, tha Grenell.