Do marrë Butrintin me koncesion për 10 vjet, kompania angleze deklaron vetëm 1692 paund dhe 2 të punësuar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.09.2020, 19:33

Bëmat dhe vjedhja nga qeveria Rama duket se nuk kanë të sosur. Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion 10- vjeçar. Denoncimi më i fundit ka ardhur më redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shprehet se Qendra Arkeologhjike më e madhe në Ballkan, Butrinti, po i jepet me koncesion një kompanie angleze, Prince & Pearce Limited. Sipas qytetarit maksimumi i xhiros vjetore i kompanisë në vitin 2016 ka qenë 20 mijë paund dhe kjo kompani ka ndërruar emrin disa herë, ndërsa emri i mëparshëm është Apply Management Limited. Ai shprehet se kompania në fjalë me vetëm dy punëtorë të regjistruar do të menaxhojë një nga pasuritë tona historike.

Në websajtin e kompanisë thuhet:

Që nga Tetori 2018 ( P + P) ka punuar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, për të përgatitur Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit. P + P po udhëheq një ekip ekspertësh në fushat e arkeologjisë Greko-Romake, historisë natyrore dhe biodiversitetit, turizmit dhe infrastrukturës, menaxhimit të trashëgimisë kulturore, planifikimit të biznesit dhe operacionit, muzeologjisë dhe interpretimit.

Kjo kompani, rezulton se ka qenë duke punuar me Fondin Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrinë e Kulturës që në kohën kur ligji për trashëgiminë kulturore u miratua dhe po mendohej Butrinti si pikënisja e zbatimit të planit të menaxhimit. Përpos mënyrës së si është përzgjedhur kjo kompani e cila në asnjë moment nuk është përmendur nga autoritetet, janë kapacitetet e saj për të menaxhuar dhe investuar në një park me përmasat dhe rëndësinë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Sipas të dhënave të opencorporates.com, Prince and Pearce’ zotërohet nga David Robert Prince dhe Simon Francis James Pearce, shtetas anglezë, ndërsa të dhënat e tyre financiare janë updatuar së fundmi në gusht të vitit 2016. Dhe këtu nis pjesa më interesante e historisë: Po sipas opencorporates.com kompania angleze e cila ka ndërruar emër 2 herë, në fund të gushtit 2016 ka pasur në llogari bankare vetëm £1,692.

Ende nuk është e qartë se si kjo kompani nga 2016 bëri një kapërcim ‘magjik’ në 2018-n duke u shdnërruar në një partner të besueshëm për sytë e qeverisë tonë e cila tashmë i ka lënë në duar Parkun e Butrintit. Sipas shifrave të 2 viteve të kaluar llogaritet se Butrintin e vizituan rreth 300 mijë turistë në vit. Duke bërë një llogari të thjeshtë sipas çmimit të biletës rreth 10 mijë lekë të vjetra, të ardhurat janë lehtësisht të llogaritshme. Dhënia me koncesion e Butrintit, ndonëse kaloi pa u vënë re për shkak të zhurmës së madhe që ngrenë jo pa qëllim aktorët politik si dhe situatës shqetësuese të COVID 19, është kundërshtuar dhe nga studiues apo profesionistë të fushës. Një ditë më parë Auron Tare e cilësoi të papranueshëm vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion tek te huajt për 10 vjet Parkun e Butrintit, precedent i pandodhur asnjëherë më parë në Evropë.

Tare tha:

Situata në 10-vjeçarin e fundit në Butrint lë për të dëshiruar, si situata e vizitorëve dhe ekspeditat arkeologjike, shkolla e restaurimit e cila nuk është më. Megjithatë do të thosha me gjithë këtësituatën që ka trashëgimia kulturore në Shqipëri, Butrinti i qëndroi, i rezistoi. Në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepet një fondacioni të huaj për menaxhim. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ne do të mund të kemi shumë mirë një fondacion grek që mund të marrë Gjirokastrën, Tepelenën, apo Krujën. PPP në trashëgiminë kulturore është shumë e rrezikshme. Nuk mund t’u jepen të huajve. Nuk kemi një model tjetër në Europë. Ose do të pranojmë që Butrinti ka falimentuar, dhe i jepet një pale të huaj. Ose themi që Butrinti është i suksesshëm, dhe nëpërmjet një fondacioni të mblidhen të gjithë ekspertët më të mirë shqiptarë. Por duhet të jetë një bërthamë shqiptare, nuk mund ta dorëzosh trashëgiminë tënde te një i huaj.

ja kjo është papërgjegjshmëria e radhës nga ana e qeverisë shqiptare, e cila po fal Butrintin. Në denoncimin e tij qytetari risjell në vëmendje se në vitin 2018 Butrintin e kanë vizituar 300 mijë turistë, ku bileta kushton 10 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë në videon e dërguar nga ai, shihet që asetet e kompanisë angleze janë 1692 paund, pra një shumë qesharake. Po te shihni webin e kësaj kompanie, vlera e ndërtimit të këtij webi nuk i kalon 100 euro, një web me cilësi të dobët dhe pretendon te fitojë mbi 5 milion euro në vit nga shitja e biletave.

Mesazhi i plotë i denoncuesit:

Pershendetje JOQ. Dua te denoncoj urgjent, nese ka mundesi, nepermjet jush, vjedhjen e rradhes se qeverise Rama, dhenien me koncesion te Qendres Arkeologjike me te madhe ne Balkan, Butrintin. Gjate kerkimeve ne google, gjej se shuma maksimale ne llogarine e Prince & Perace ltd eshte 1.692 paund. Prince & Pearce Limited maksimumi i gjiros vjetore ka qene ne 2016 me 20 mije paund dhe kjo kompani ka nderrurar emrin disa here dhe emri i meparshem eshte Apply Managrment Limited. Me 20.000 paund dhe dy punetore te rregjistruar do te marre ne menaxhim nje aset kombetar, me mijera vjet histori dhe miliarda euro pasuri nen rrenoja. Jam pa fjale dhe nuk e kuptoj se si nje qeveri kaq e papergjegjshme do ja fale Butrintin disa pleqve ne Angli, ose mbrapa ketyre dy pleqve nuk dihet se kush Prince & Pearce nuk eshte ne gjendje te menaxhoje dhe jo me te menaxhije Butrintin ku vetem per vitin 2018, ky park eshte vizituar nga 300 mije vete. Bileta kushton 10 mije lek te vjetra. Beni llogarite vete. Ne video do shihni se sa jane aktulisht asetet qe ka kjo kompani, pra vetem 1.692 paund. Kaq ka per momentin. Ju lutem bejeni publike sepse te japesh Butrintin ca hajduteve qe kane ne banke 1,692 paund eshte vjedhje, eshte katastrofike. Ju lutem bejeni publike sepse do zoti ndonje nga Ambasadat e huaja qe jane ne Tirane mund ta ndalojne kete vjedhje dhe se pushtat qeveritar ta dine se nuk jemi budallenj dhe nje dite do i paguajne cdo gje qe kan vjedhur. Nuk ju besoj dot syve. Po te shihni webin e kesaj kompanie, vlera e ndertimit te ketij ëebi nuk i kalon 100 euro, nje ëeb me cilesi te dobet dhe pretendon te fitoje mbi 5 milion euro ne vit nga shitja e biletave. E tmerrshme. Anonim ju lutem sepse po luhet para e madhe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit