FAKE/ Kujdes nga mashtruesi që kërkon ndihmë, merr foto fëmijësh nga Google

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.09.2020, 18:55

VËMENDJE! Kemi publikuar shpesh raste urgjente ku kërkohet ndihmë nga persona në nevojë, por ka pasur edhe raste abuzive ku kjo gjë përdoret nga persona të shumtë për të mashtruar shqiptarët.

Ju lutem bëni kujdes kujt i dërgoni para! Një mashtrues i panjohur cili përzgjedh mirë foto në Google, po mashtron me raste të ndryshme online mjaft shqiptarë dashamirës. Madje para disa muajsh edhe stafi i JOQ Albania ra pre e tij dhe lajmi u fshi pas një ore. Ky individ duhet të bjerë në pranga sepse po merr në mënyre mjeshtërore para të cilat u duhen njerëzve të cilët janë vërtetë të sëmurë. ☹️

Mos e ndalni bamirësinë, por ju lutemi bëni kujdes!!!

I tillë është një rast abuziv, ku pre e mashtrimit ka rënë qytetari Oljan Cumraku. Në një mesazh në redaksinë JOQ Albania, ai ka shkruar se i ka dërguar një shumë parash prej 46 mijë lekë personit të quajtur Ilir Rexhollari, ku ky i fundit krijonte histori të rreme dhe hiqej sikur kërkonte ndihmë për vajzën e vogël të shtruar në Turqi. Si fillim Rexhollari i kishte thënë se ndodhej në Turqi, por më pas e kishte njoftuar se ishte në Korçë.

Paratë janë transferuar me anë të një llogarie bankare në emrin e Klajdi Lika, gjoja nipi i Rexhollarit.

Mesazhi plotë i Oljan Cumrakut:

Mirmbrema JOQ , ne rradh te par ju komplimentoj per punen qe beni 🙏🏻 Tani meqe pash postimin tuaj qe kishte lidhje me kete vajzen e vogel , un bashk me shoket e mi kemi pas mbledh lek per me ja dergu babait te saj , ai me pat then ne falt ne fillim se ndodhet ne Turqi me vajzen e pastaj me tha jam ne Korce , ja dergova leket me gjith zemren se na erdhi gjynah te gjithve me t then tdrejten . Por mesa duket kjo gje paska qen mashtrim , kshu qe po bej ktu nje Deklarate : Ilir Rexhollari kudo qe te jesh Zotri do te te gjej , leket ti kemi bo hallall por veprimin sta falim kurr , kjo Jet esht e rrumbullaket 🙏🏻. Faleminderit ne qofte se e postoni . Me respekte nga Oljan Cumraku.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit