“XHOLI MAVI” i Rilindjes/ Pse s’e ‘djeg’ dot kush në lojë “Beson e Tajvanit” pronarin e “Gropës së Fatit” të të jashtëzakonshmëve të Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.09.2020, 14:20

Shqipëria ka shumë oligarkë, për të cilët “Rilindja” në të dy mandatet e ka patur si qëllim kryesor për t’i pasuruar sa më shumë. I tillë është edhe "Beso i Tajvanit", të cilin e njeh gjithë Tirana për miqësinë që ka me deputetët e Partisë Socialiste. Beso duket se është një nga figurat, para të cilit Rilindja është dorëzuar për rihapjen e kazinove, pasi në “Tajvanin” e tij luhen miliona lekë. Ai është aq i paprekshëm sa kazinoja e tij nuk u mbyll as kur qeveria shpalli ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

Pastrimi i parave, por edhe qejfet e pasanikëve që nga deputetët quhen njerëz “të jashtëzakonshëm”, janë kryer gjithnjë larg syrit të njerëzve të thjeshtë, dhe kjo e thënë literalisht, pasi "vetëm të privilegjuarit" kanë akses në 'gropën e fatit', nën katet e poshtme të biznesit të Sulës, në kazinotë, aty ku luhen milionat dhe plas kumari e "Black Jack-u" e ku padyshim "Xholi", më i fuqishmi që i thyen të gjithë, është vetë Beso me "Royal Flush-in" e tij, deputetët e ministrat "Mavi". Ky është rasti tipik që tregon se qeveria komandohet nga të fortët dhe vendimet të cilat ia delegon Braçes janë nga të tillë persona, të cilët politikën e rrotullojnë nga të duan, mjafton që ta hajë populli, ndërsa llogaria e tyre bankare shtohet.

Rikujtojmë se Besnik Sulaj është një nga biznesmenët të cilët edhe më parë ka patur probleme me respektimin e rregullave të tregut dhe është emër jo pak i lakuar në këtë aspekt përsa i përket "famës së keqe" të shpërndarë në popullatë. Shpesh ai është vënë në qendër të vëmendjes për afera të ndryshme politike në fushën ku është lider dhe nuk lejon konkurrentë. Para më shumë se një viti biznesmeni u vu në qendër të vëmendjes për çështjen e rafinerisë së naftës dhe kompaninë ARMO. Emri i tij u lidh me kompaninë IRTC, që mori në administrim në shtator të vitit 2016, kompaninë Armo. Ndërsa është cilësuar si njeriu që mbajti peng pagat e naftëtarëve të Ballshit, të cilët u drejtuan shpesh drejt Tiranës për të protestuar. Megjithatë, ai mbetet ndër njerëzit më me influencë në vend.

Pse nuk e thyen dot asnjë "karakter" tjetër në lojën me letra "XHOLIN E FLOSH-IT MBRETËROR"?

Përgjigja është e thjeshtë, sepse Sulaj është “karakteri” kryesor me plotë kuptimin e fjalës jo vetëm atë figurativ në fushën e lojërave të fatit. Ai luan lojën e “Mavive” pafrikë pasi ka mbështetjen “Floshit Mbretëror” që i rendit si të dojë. Ashtu siç deklaroi deputeti rilindas Alket Hyseni, në zonën ku Tajvani ‘mbretëron’, nuk shkojnë qytetarë të zakonshëm e me siguri këtë e ka thënë teksa i ka shkuar mendja në atmosferën delirante në pjesën e nëndheshme të “parajsës së lojërave të fatit”, aty ku kanë akses vetëm deputetë, funksionarë e personazhe të rëndësishëm publikë pasi ata padyshim që nuk janë të zakonshëm si gjithë të tjerët sepse derdhin lumë në makineritë argëtuese drejt e në xhepat e Besos, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit