Si vidhet me tenderat e rrugëve/ Skandali i “ALBA-STAR” me asfaltin në 4 Rrugët e Shijakut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.09.2020, 22:56

Shpesh herë kemi paraqitur raste se si firmat e ndryshme fitojnë tendera në formë qokash pasi janë të lidhura me pushtetin. Skema është e thjeshtë. Me letra duket sikur do të bëhet goxha punë, por në fakt puna bëhet gjysmake dhe jashtë standardit. Natyrisht diferenca shkon në xhepat e pjesëmarrësve dhe atyre që kanë dhënë tenderat.

E me sa duket, i tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 95,622,138.60 lekë të reja me TVSH ose rreth 956 milionë lekë të vjetra. Fitues është shpallur firma “ALB-STAR” SHPK e cila ka si pronarë Sadik dhe Idajet Ismailaj. Kjo kompani renditet në ato firma të cilat kanë përfituar më tepër fonde nga shteti.

Kështu vetëm për 5 vitet e fundit rezulton se kjo kompani ka përfituar rreth 44 milionë euro. Jo shaka, apo jo? Por përtej këtyre shifrave stratosferike që ka marrë nga shteti, rezulton se punët e saj në realitet janë ku të thërret qameti. Dhe shembulli më konkret është pikërisht rasti i tenderit që ju përmendëm më lart, me vlerë rreth 956 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i rrugës në aksin 4 Rrugët Shijak – Nishtull Durrës dhe degëzimin e rrugës në ish stacionin zooteknik Xhafzotaj”. Janë vetë qytetarët që i kanë denoncuar punimet skandaloze të kësaj rruge, e cila në vetvete ka një rëndësi të madhe pasi në atë zonë gjendet një numër mjaft i madh biznesesh. Sipas qytetarëve, puna është bërë shkel e shko, tepër shpejt, rruga është e ngushtë si dhe trashësia e asfaltit tepër e vogël.

Me sa duket, më shumë rëndësi ka që "miqtë" e Rilindjes të gostiten siç duhet, sesa të bëhet puna që kanë nevojë qytetarët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit