Një makinë e blinduar që përdoret për transportin e parave ka pësuar aksident në Gjirokastër. Siç shihet edhe nga pamjet, makina e "Anakonda Security" është aksidentuar me një automjet tjetër. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur para. Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.