Sikur të mos mjaftojnë njëmijë halle që ka populli shqiptar, kohët e fundit i ka rënë për pjesë të përballet edhe mepërfitimet e kompanive telefonike. Një rast i fundit ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shprehet i shqetësuar në lidhje me kompaninë Albtelecom. Ai thotë se pasi i ka mbaruar oferta ditën e djeshme dhe në llogarinë e tij kishte edhe 160 lekë, sot i ka ardhur një mesazh se i ka skaduar krediti. E pra aksioni për ‘zhvatjen’ e shqiptarëve vazhdon, në një rrjet të strukturuar aq fort sa nuk i dihet si do vejë halli. Ndërkohë qeveria rrin e bën sehir, apo mos vallë është palë me ta?!
Mesazhi i qytetarit: