Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2012 kur Eglantina Buci ishte vetëm 23 vjeç. Ajo nisi bashkëjetesën me burrin që donte, por iu ndërpre jeta nga i ati dhe vëllai sepse sipas tyre ajo “i çnderoi shtëpinë". Babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci, i morën jetën në vitin 2012, teksa kishin tentuar disa herë më parë. Pas arrestimit, i ati i viktimës, ka pranuar gjithçka me gjakftohtësi dhe pa shfaqur asnjë shenjë pendese. “E bëra për nder,”- është mësuar të ketë thënë ai.
Eshtrat e vajzës, pas identifikimit u gjetën në “Malin me Gropa” dhe në lidhje me këtë autori u pyet se pse nuk e denoncoi zhdukjen në polici. “Vajza ishte kthyer në punonjëse rruge”,- mësohet të ketë thënë ai. Shkëlzen Buci, djali i tij kishte tentuar të hiqte qafe Mishel Prelën dhe u vu në pranga në vitin 2017. Pas kësaj mbërriti një informacion në polici, se i riu bashkë me babain kishte hequr qafe të motrën. Kjo ka rihapur dosjen dhe më pas dëshmia e shoferit që shoqëroi Eglantina Bucin dhe vëllain e saj drejt malit të Dajtit, zbardhi ngjarjen e mistershme pas 8 vitesh.
Ndërkohë në një mesazh për JOQ Albania të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me kalvarin e ngjarjeve në familjen Buci. Në mesazh sqarohet "eleminimi" i bashkëshortes së Bashkim Bucit shumë vite më parë. Ata kishin vendosur të shisnin një tokë, por kunati Rufat Buci, i cili kishte 600 m2, donte ta shiste atë përpara dhe donte një pjesë të drejtë toke. Tre ditë para se nusja e vëllait të ndërronte jetë, ishte grindur me të dhe i kunati e kishte kërcënuar se do ta 'hiqte qafe'. Ajo më pas kishte shkuar tek bashkëshorti i saj dhe i kishte treguar gjithçka. Bashkimi kishte emigruar në Itali më 16 janar 2000, ndërsa bashkëshortes së tij i kanë marrë jetën më 27 shkurt 2000. Rufati i kishte thënë se do t'u merrte jetën të gjithëve për arsye se shitën tokën dhe një shumë parash prej 12 mijë euro ai mendonte se i kishte marrë kunata tij.
Mesazhi vijon duke sqaruar se Rufati ia mori jetën asaj në bashkëpunim me motrën dhe nënën, ku kjo e fundit mbajti fajin. Mjeti i "eleminimit" u gjet i fshehur në një mullar bari në Babrru afër motrës së Rufatit. Nëna nuk donte që i biri të përfundonte në burg dhe e mori përsipër fajin e kryer në bashkëpunim. Para se të 'hiqnin qafe' nusen, ata kanë kontrolluar shtëpinë për lekët, në të cilën po flinte motra 14 vjeç e nuses dhe fëmijët 9 dhe 10 vjeç, vjehrri i verbër dhe vjehrra.
Mesazhi: