Një ngjarje tragjike u shënua pasditen e sotme në Plazhin e Gjeneralit në Kavajë, ku një i ri rreth moshës 30 vjeç është mbytur teksa lahej në det. Në një mesazh të dërguar pranë redaksisë sonë, një qytetare shkruan se mbytja e tij ndodhi për shkak të dallgëve dhe prej erës së fortë. Ajo shprehet se pushuesit që ndodheshin në vendngjarje shkuan menjëherë në ndihmë të të riut, por pa sukses. Madje ajo shton se përveç viktimës, edhe disa të tjerë rrezikuan të mbyteshin, ndërsa njëri prej tyre u dërgua me urgjencë drejt spitalit.
Gjithashtu ajo thekson se në kullat e vrojtimit nuk kishte asnjë roje bregdetare që t'i paralajmëronte, apo të bënte diçka për të shpëtuar 30-vjeçarin.
Mesazhi i plotë i qytetares: