Niveli i ulët i policëve të Lleshit dhe mungesa e profesionalizmit që lë shumë për të dëshiruar, tashmë është fakt i njohur nga të gjithë. Vetëm ditën e djeshme u publikua një video skandaloze ku Policia e Pogradecit rrihte pa mëshirë tre të rinj. Ndërkohë skandalet duket se nuk kanë të sosur. Së fundmi një video ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku disa policë janë filmuar teksa debatojnë me një nivel shumë të ulët me një zonjë në Golem.
Arsyet e debatit lidhen me prishjen e qetësisë publike nga një biznes aty pranë në pronësi të shtetasit Nikoll Shkurti, i cili ka një lokal, një minimarket dhe një kontenier pulash. Zonja ankohet prej tre vitesh për shkak të zhurmës që bën aspiratori i cili përdoret për të aspiruar ajrin e kontenierit, nuk i lë të qetë gjatë natës, ndërsa nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Përkundrazi ka marrë sharje dhe ofendime të shumta, siç edhe shihet në video. Madje në një moment gjatë debatit, policët i drejtohen zonjës se do e marrin me dhunë dhe do ta çojnë tek “5-sa”. Skandaloze!