“Si më mashtroi Shef Tani” Më premtoi se do më çonte në Jug, i bëra dhuratë 1000 €

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.08.2020, 21:22

“Barcoleta me policë” Të gjithë i kemi dëgjuar të rrëfyera gojë më gojë bëmat e efektivëve të Policisë së Shtetit, të dala nga vetë radhët e tyre e më pas të përhapura tek ne, populli i thjeshtë. Ndonjëherë tingëllojnë aq gazmore dhe qesharake të rrëfyera, sa në situata apo momente të caktuara mendojmë se mbeten thjesht barcoleta, por jo gjithmonë... Vëmendje tek artikulli ynë, pasi ajo që do të rrëfejmë sot nuk është një barcoletë, por një histori e vërtetë që do ju shkrijë së qeshuri dhe në të njëjtën kohë do e keni më të thjeshtë të kuptoni nivelin e shefave shqiptarë të policisë.

Edhe sot në fokus kemi Artan Elezin, ose siç e njohim ndryshe famëkeqin Shef Tanin.

Rikujtojmë se ky shef policie u bë viral me gafën e parë që bëri kur në procesverbalin e firmosur nga vetë ai shkruante: “Pronari donte të hynte në pronën e tij”. Ai i vuri një gjobë 30 Milion Lekë pronarit të biznesit në Tiranë, pasi i bëri pritë duke e përgjuar në momentin që donte të hynte në biznesin e tij, vetëm e vetëm se pronari nuk pranoi t’i mbushte xhepin.

Me nam të dalë, jo vetëm në radhët e efektivëve, por të përhapur edhe në popull, atë, gjobëvënësin e bizneseve, për të cilin nuk reshtin historitë e bëmat pothuajse të pabesueshme, të rrëfyera nga qytetarët në inboxin e JOQ Albania, qytetarëve dhe vetë efektivëve për shefin e tyre të pangopur që arrin deri në nivele të ulëta...

Për Joq Albania, një vartës i tij në Komisariatin Nr.3 ka rrëfyer një histori tejet gazmore për shefin e tij, gjobëvënësin në tentativë.

Efektivi i Komisariatit nr.3 rrëfen se Shef Tani i kishte premtuar se do e dërgonte me pushime në Jug nëse do i bënte një dhuratë (1000 euro). Polici rrëfen se dhuratën ia bëri por Shef Tani, lakmitari i pangopur e materialist jo vetëm që nuk e çoi në Jug, por nuk ia ktheu as dhuratën mbrapsht kur ai ia kërkoi...

I zhgënjyer nga premtimet e shefit të tij, efektivi e ndau historinë me JOQ Albania, histori kjo që i bashkangjitet shumë të tjerave të mbërritura, që do të publikohen në ditët në vijim.

Gozhdohuni para ekranit të JOQ dhe vini para kokoshkat, rubrika e “Barcoletave me Policë” sapo nisi transmetimin!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit