Teksa situata e shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit në vend vijon të mbetet problematike, qeveria ka ndërmarrë disa masa parandaluese. Masa të tilla përfshijnë respektimin e distancës sociale, vendosjen e maskave në ambiente publike si mos grumbullimin e njerëzve. Ndërsa për disa kategori masat janë zbatuar në mënyrë rigoroze, për disa të tjera janë bërë edhe lëshime. Një rast i tillë është dhe një grumbullim i disa të rinjve të LSI-së, ku shihen duke kërcyer dhe duke shkelur çdo rregull të pashqetësuar dhe pa e prishur terezinë. Dhe kjo vërteton edhe njëherë se shteti vepron me dy standarde sa i përket zbatimit të rregullave dhe ligjeve.