Tomi i AKEP-it sfidon Laertin e Postës! Tender i dyshimtë, fiton 400 milionë me një të rënë të lapsit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.08.2020, 15:21

Tomi Frashëri avancon me softwaret e tij, mbi 440 milionë për Implementimin e Sistemit të Avancuar të Administrimit të Frekuencave të Spektrit.

Një tjetër tender u publikua nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ish-ERT i drejtuar nga ish-shefi i protokollit të kryeministrit Rama. Vetë Tomi Frashëri duket se po ja merr dorën mirë tenderave dhe po luan tani me shifra të frikshme duke shpërdoruar taksat e qytetarëve shqiptarë me software të çuditshëm dhe të paqartë në qëllimin e tyre. Tenderi mban numër reference REF-68663-08-013-2020, është hapur në datë 14 ora 10:00 dhe ka si datë mbyllje 08/09/2020, ora 10:00.

Ky zotëri ka vendosur së fundmi të blejë një software i cili ka një vlerë 440 milionë lekë me TVSH të frikshme dhe mesa duket duhet të jetë çudibërës për nga funksioni që do të kryejë. Me këto para thuhet se do të shpenzohen për një software që do të administrojë spektrin e frekuencave dhe të inventarizimit të tij, është i nevojshëm administrimi i spektrit të frekuencave, me programe kompjuterike bashkëkohore, të mundshme për t’u përditësuar vazhdimisht sipas praktikave rregullatore evropiane.

Pavarësisht se ky institucion mbikqyr kuadrin rregullator të përcaktuar me ligjin e komunikimeve elektronike, me sa duket në këto 12 vjet të ekzistencës së këtij institucioni pretendohet se frekuencat nuk janë menaxhuar dhe na u dashka një software i ri. Kjo është një tjetër bombë për këtë institucion pasi përveç paaftësisë për të realizuar detyrat e ngarkuara me ligj, kërkohet të shpenzohet një shumë marramendëse nga taksat e qytetarëve.

Turpi më i madh qëndron se në dokument flitet se janë kujdesur që të kursejnë kostot, nuk dihet se cilat kosto janë kursyer në blerjen e këtij software kur është parashikuar të shpenzohet një shumë që për tregun e programimit jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë është e paimagjinueshme. Përveç kësaj duket se Tomi është kujdesur që të ketë në vazhdimësi zhvillim të këtij sistemi pasi mesa duket këto para nuk janë të mjaftueshme dhe do të kërkohet në të ardhmen të shpenzohen akoma miliona për një sistem që siç ndodh gjithmonë në institucionet shqiptare jo vetëm që nuk i shërbejnë publikut por ngelen rrugëve duke u quajtur pas disa vitesh si projekte të dështuara.

Por mesa duket këto specifikime janë marrë dhe përkthyer me Google Translate pasi AKEP parashikon që të shpenzoje të tjera miliona me këtë sistem, duket se kërkesat janë të çuditshme ku kërkohen Sistemi i Menaxhimit të Baza e të Dhënave të Bardhë dhe një mjet i bazuar në web, i cili siguron licencimin elektronik dhe faturimin. Duket qarte se AKEP ka menduar edhe për fituesin e këtij tenderi... Ne u përpoqëm të hedhim dritë duke bërë një kërkim të shpejtë në Google me këto të dhëna të përkthyera në Google Translate dhe fare lehtë mund të shikohet se kush është kompania fituese e këtij tenderi.

Megjithatë kësaj here Tomi Frashëri është kujdesur maksimalisht për të shpallur fitues kompaninë me të cilën po përgatit aferën e radhës duke vendosur një kriter të pa parë ndonjëherë në historinë e tenderave në Shqipëri, madje as në tenderin e famshëm të Unazes së Re. Në Dokumentin Standard të Tenderit thuhet se kompania duhet të ketë lëshuar plot 70 certifikata trajnimi, nuk dihet se për çfarë qëllimi i duhen këto AKEP por është qartësisht e dukshme skema korruptive që po përgatitet në këtë tender. Duket se Tomin e diplomuar për Drejtësi e kemi nënvlerësuar më herët kur kemi thënë se nuk ka njohuri inxhinierike, ai ka ardhur mjaft i përgatitur nga Kryeministria për të mbushur xhepat e tij dhe arkën e partisë për fushatën e radhës. Gjithsesi mjaft interesante do jetë të pritet në vijim se cila do të jetë kompania fituese e këtij tenderi me të cilin Tomi do të fusë në xhep kaq shumë para.

JOQ do të publikojë në vijim edhe metodën se si fare lehtë kushdo që di të përdorë Google dhe Google Translate mund të verifikojë paraprakisht se kujt kompanie i shkojnë në xhep 440 milionë lekë. Jepi Tomi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit