Tmerri në Kakavijë/ “Ngjallet” Rama në Instagram! S’i kushton asnjë fjali 10-vjeçarit që u përplas nga ambulanca e shtetit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.08.2020, 11:36

Asnjë reagim për situatën e rënduar dhe asnjë rresht kushtuar të miturit i cili u përplas paraditen e sotme nga makina e kujdesit shëndetësor të shtetit në Bularat. Ngjarja tragjike ka tronditur të gjithë vendin, teksa situate nuk është parë kurrë në gjendje kaq të rënduar. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako, për të larë gojën, i cili është shprehur: Është ngjarje që askush nuk e dëshiron, teksa kryeministri shkruan nga resortet luksoze të Jalës e vazhdon pushimet i pashqetësuar...

Rama në Instagram:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren.

Njoftimi i policisë

Një autoambulancë, e cila qarkullonte me shpejtësi nga Kakavija në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër për të dërguar në spital një grua që kishte probleme shëndetësore , në afërsi të kthesës së Bularatit, ka përplasur një fëmijë S.N, 10 vjeç, nga Lezha, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e ambulancës, A.G për veprime të mëtejshme. Ndërkohë shërbimet e policisë me një automjet të Policisë Rrugore transportuan në drejtim të spitalit rajonal shtetasen që ndodhej në autoambulancë për ndihmeë mjekësore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit