Me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar dje me orë të tëra në pikën kufitare të Kakavijës, pas shtrëngimit të masave ndaj koronavirusit nga Greqia. Një moment i dhimbshëm, është raportuar nga News24, ku shihet një nënë me fëmijën e saj të sëmurë, e cila nuk lejohet nga policia të kalojë kufirin. Në video shihet momenti rrëqethës kur nëna e revoltuar, pas pritjes së gjatë, nxjerr fëmijën e saj tetraplegjik nga makina dhe e ul në tokë, në mes të rrugës. Në këtë moment, policia i hap rrugën për të kaluar, pasi fëmija kishte nevojë për trajtim mjekësor. Siç raporton gazetari Skëndaj, fëmija i sëmurë ishte grek dhe do të bënte trajtimin në spital.