Champions League/ Bayern poshtëron Barcelonën me rezultatin tenistik 8-2

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2020, 23:05

Bayern Munich ka fituar përballë Barcelonës me rezultatin tenistik 8-2 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Bavarezët dominuan nga fillimi i takimit ku pas vetëm 4 minutash gjetën golin e avantazhit me Muller.

Tre minuta më vonë Barcelona barazoi përkohësisht kur mbrojtësi i Bayern Alaba në një tentativë për të larguar topin, e dërgoi atë në portën e tij. Një barazim që do të zgjaste vetëm 15 minuta, kur Perisic riktheu avantazhin për kampionët e Gjermanisë duke i hapur rrugën asaj që do të kthehej në një makth për katalanasit. Bayern shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë me Gnabry dhe Muller.

Në pjesën e dytë Luis Suarez riktheu katalanasit në lojë kur ngushtoi shifrat në 2-4, por pjesa e mbetur e ndeshjes do të shihte vetëm Bayern që u tregua i pamëshirshëm duke shënuar edhe katër herë në portën e Ter Stegen. Shënues ishin Kimmich, Lewandowski dhe Coutinho që mbylli llogaritë me një dopietë në minutat e fundit.

Një humje turpëruese për Barcelonën që mbyll në këtë mënyrë një sezon pa asnjë trofe.

Ndërkohë që Bayern, me kualifikimin e arritur për në gjysmëfinale, është kandidat për të përsëritur suksesin e vitit 2013 kur fitoi tripletën. Në gjysmëfinale Bayern do të përballet me fituesin e takimit Manchester City-Lyon, takim që do të luhet nesër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit